Lajme

Mjeku që tentoi vetëvrasjen dërgohet në Itali, ende asnjë reagim

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 23 May 2017

Dërgohet drejt Italisë mjeku anestezist Tefik Zhurda, i cili ndodhet në koma, pasi tentoi vetëvrasjen pas vdekjes së 16-vjeçares, Blerta Pepa, në sallën e operacionit.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se mjeku u transportua drejt një klinike më të specializuar në Itali, ndërkohë që gjendja e tij nuk ka pasur asnjë përmirësim. Mjekët tentuan të provojnë të gjitha opsionet, e së fundi vendosën ta dërgojnë jashtë. Mjekun e shoqëron bashkëshortja dhe vajza drejt Italisë.

Mjeku Zhurda kaloi në koma pasi injektoi në trup doza anestezie.

-Advertisement-

16-vjeçarja Blerta Pepa humbi jetën në spitalin privat “Continental” në Tiranë dhe nga hetimet e para rezultoi se gjatë operacionit ajo pësoi një komplikacion të rrallë, Hipetermia malinje, që shfaqet gjatë anestezisë. Vajza hyri në një operacion mjaft të thjesht, pasi kishte dëmtuar ligamentin gjatë orës së fizkulturës në shkollë, por fatkeqësisht nuk doli e gjallë. I rrallë dhe mjaft tronditës ishte dhe veprimi i mjekut anestezist që me vdekjen e pacientes aq të re në moshë, tentoi t’i japë fund jetës së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera