Lajme

Mjeku kosovar: Ridvan Berisha duhet të arrestohet dhe të dërgohet në psikiatri

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 30 April 2021

Mjeku Xhavit Bicaj, ka thënë se gazetari Ridvan Berisha duhet të arrestohet.

Madje, Bicaj ka shtuar se ai duhet edhe të dërgohet në psikiatri pasi është i rrezikshëm për ambientin social

”Duhet te arrestohet, dhe te vazhdohet trajtimi psikitrik, nen mbikeqyrjen e policise, po flas si veteran e shendetesise dhe arsimit!
Ky eshte rrezik per ambientin social!”, ka shkruar Bicaj në një koment.

Ish-gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha ka reaguar ashpër ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Berisha ka komentuar në postimin e anëtarit të PSD-së, Shkodran Hotit duke e fyer rëndë presidenten Osmani.

Teksa Hoti ka shkruar se Vjosa Osmani është dashur ta pres urimin e Kurtit për ta uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.

Berisha ka thënë se kush u bë presidente, njeri që ka fituar vota mbi kauzën e urrejtjes, mbi anti UCK-në.

“T pshurra n presidencen qe e kemi, qija bre nanen, kush mu bo presidente, njeriu qe ka fitu vota me kauzen e urrejtjen anti UÇK, vec Fesim e Blert Muçaj jane me te nen llogon e AAK”, ka shkruar Berisha.

Të tjera