Lajme

Mjeku kosovar në Gjermani i quan të rrezikshme barnat që në Kosovë marrin pacientëve me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 19 November 2020

Mjeku kosovar që vepron në Gjermani, Fahri Beqa, ka kritikuar mjekimin që u bëhet  personave të infektuar me kornavirus në Kosovë.

Sipas tij barnat që u jepen këtyre pacienteve janë absurde dhe rrisin rrezikun e gjakderdhjes në tru.

“Absurdi numër 1: i preferohet secilit që është pozitiv me Sars-Cov2 një trajtim me Remdesivir 10-ditor – kostoja 1800 Euro??!!!

Absurdi numër 2: Pacientëve pa asnjë shenjë sëmundjeje ju përshkruhen barna antikoagulante si Xarelto, ASS bile edhe në kombinim. Këto barna e rrisin rrezikun e gjakderdhjes në secilin organ, përfshirë gjakderdhjet fatale në tru” ka shkruar Beqa në Facebook.

Ai ka thënë se befasohet për të keq nga disa receta që i dërgojnë pacientët nga Kosova.

“Befasohem për të keq me recetat e alamet mjekëve që m’i dërgojnë pacientët nga Kosova. Nga disa receta më rrënqethet trupi…Pastaj absurd në vete mbetet biznesi me teste serologjike (pa kurrfarë vlere diagnostike) e me çmime të testeve me antigjen”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

 

 

 

Të tjera