Lajme

Mjeku kosovar del pozitiv me COVID, u kërkon falje të gjithë atyre që u infektuan për shkak të tij

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 04 August 2020

Ka më shumë se pesë muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, derisa numri i të infektuarve ka shkuar mbi 9 mijë.

E, ky virus ka prekur në numër të madh edhe punonjësit shëndetësor, transmeton Indeksonline.

Doktori kosovar, Mitat Salihu, përmes një postimi në FB ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

-Advertisement-

Ai ka thënë se të jesh pozitiv me COVID nuk është marre, por marre sipas tij është të jesh pozitiv dhe të mos izolohesh.

I njëjti madje u ka kërkuar falje të gjithë atyre që ka pasur kontakt me të e janë infektuar.

Saliu krejt në fund thotë se është e tmerrshme

Ky është postimi i plotë i mjekut kosovar kur një punëtor shëndetësor është shpërndarës i infeksionit si puna e tij, e arsyeja pamundësia për t’u testuar edhe pas disa kërkesave.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të nderuar familjarë, miq e veçanërisht kolegë mantelbardhë!
Pas disa ditësh me simptoma, dje më është bërë e mundur të testohem për covid-19.
Sot, para disa orëve kam pranuar telefonatën nga IKSHPK për të konfirmuar se rezultati i testit tim për covid-19 është pozitiv.
Të jesh pozitiv me covid-19 nuk është marre.
Marre është të jesh pozitiv edhe të mos izolohesh! E, unë e kam bërë këtë, e këtë janë duke e bërë edhe shumë të tjerë.
Por, ka një dallim, përderisa nuk të bëhet e mundur të testohesh edhe si punëtor shëndetesor, atëherë kjo më bënë së paku moralisht të pafajshëm. Sepse e vetmja mënyrë për të vërtetuar se a je pozitiv është testimi.
Gjatë kësaj kohe kam punuar pandëprerë me pacientë, duke mos e ditur se jam pozitiv. E kam bërë më të mirën e mundshme ashtu si të gjithë kolegët e mi 24/7.
U kërkoj falje nëse dikush është infektuar si pasojë e kontaktit me mua.
Duke pas parasysh që nga ky fakt ka pësuar edhe personi më i dashur në jetën time, vajza ime Loreta besoj që do të më falni.

PS. Apel qeverisë që punetorët shëndetësor të trajtohen më dinjitetshëm, sepse pa ta lufta kunder covid- 19 është e humbur. Të testohemi pa ndërprerë edhe nga disa herë nëse është nevoja.
E tmerrshme kur një punëtor shëndetësor është shpërndarës i infeksionit si puna ime, e arsyeja pamundësia për tu testuar edhe pas disa kërkesave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera