Lajme

Mjekja tregon për gjendjen e policëve të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 13 October 2021

Shtatë policë kosovarë janë lënduar nga serbët në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta Infokus.

Policë janë goditur me mjete të forta dhe si pasojë e lëndimeve të marra kanë kërkuar trajnim në Spitalin rajonal të Mitrovicës.

Drejtoresha e spitalit, Luljeta Zhubi, tregoi në një intervistë për gjendjen e policëve kosovarë të lënduar.

-Advertisement-

Ajo tha se katër prej tyre janë të lënduar si shkak i granatave.

Sipas saj, dy policë janë në gjendje më të rëndë dhe pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Mitrovicës janë drejtuar për në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Situata në veri është krijuar pasi Njësia Speciale e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kundër kontrabandimit të mallrave./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera