Shëndetësi

Mjekët nuk e dinë sëmundjen e kësaj vajze

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 02 September 2017

Nëntëvjeçarja Katie Renfroe ka një sëmundje të cilën mjekët nuk po arrijnë ta diagnostifikojnë.

Kur nëna e saj, Angie, kishte qenë gjashtë muaj shtatzënë, ata kishin kuptuar se bebeja e do të lindë me një gjendje të quajtur “megalencephaly”.

“Megalencephaly” është një çrregullim që karakterizohet me rritje të tepërt në tru, e që është shumë më i rëndë se sa truri mesatar si rezultat i kësaj.

-Advertisement-

Por kjo sëmundje nuk i shpjegon simptomat tjera që Katie i përjeton, dhe asnjë mjek nuk ka mundur ta zbulojë se çfarë Kate ka.

Sipas nënës së saj, efektet anësore të Kate përfshijnë sulmet, pamundësinë për të folur, ecur dhe çdo gjë që ajo han duhet të jetë e bluar apo grirë.

Sidoqoftë, kjo nuk e ndalon Kate që të jetë e lumtur, pasi që nëna e saj thotë se Kate e do jetën dhe dëshiron që të luajë shumë.

“Ajo ka emocione. Nëse diçka e lëndon ajo do të qajë, nëse diçka është qesharake ajo do të qeshë”, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera