Lajme

Mjekët në specializim, fshatrat me infermierë

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 23 April 2021

47 mjekë të kujdesit primar në Komunën e Suharekës kanë fituar të drejtën për shkollim specialistik në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Kësisoj, disa prej tyre ka muaj që kanë nisur specializimet, teksa ambulantat e kësaj komune kanë mbetur pa mjek, njofton Klan KosovaAmbulanta e Mjekësisë Familjare në Dobërdelan të Suharekës, që ka mbetur pa mjek që katër muaj.Derisa banorët e këtushëm shtojnë se detryohen që shërbimet t’i marrin diku tjetër, teksa duan një zgjidhje për gjithë këtë.Fatin e AMF-së së Dobërdelanit e kanë edhe pesë të tjera në këtë anë të Suharekës, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, për gjithë këtë situatë e para e shëndetësisë në këtë komunë, Besa Kuqi, një pjesë të fajit ia hedh edhe MSH-së si pasojë e mos koordinimit për planifikim të shkollimit specialisitik.Ndërkaq, kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu thekson se me specializimet është menaxhuar keq, që ka sjell këtë katrahurë në mjekësinë primare nëpër komuna.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera