Lajme

Mjekët kosovarë: Në vjeshtë mund të rritet numri i infektimeve me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 03 July 2021

Imunizimi i ngadaltë i popullsisë nga profesionistët shëndetësorë po shihet si rrezik potencial që Kosova të përfshihet nga një valë e re e virusit gjatë muajve në vijim. Ndër infektologë dhe pulmologë rekomandohet imunizim sa më masiv si armë e vetme për ta mundur pandeminë.

Ndonëse situata epidemiologjike me koronavirus është përmirësuar në vendin tonë, shqetësimi mbetet goditja nga një valë e re infektimesh muajve vijues.

Infektologu Sali Ahmeti parashikon që në vjeshtë mund të ketë rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19.

-Advertisement-

Për pulomologun Besim Borina, rrezik për një valë të re infektimesh në vendin tonë përbën numri i vogël i qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit.

‘Përderisa nuk kemi numër të konsiderueshëm të të vaksinuarve ne gjithmonë jemi të rrezikuar për një valë të re”, tha ai për RTV21.

Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk folën për rritjen e numrit të të vaksinuarve.

Ditë më parë në vendin tonë u konfirmuan rastet e para me variantin Delta i cili tashmë është përhapur në mbi 90 vende dhe vlerësohet si kërcënim për shëndetin publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera