Fokus

Mjekët kërkojnë shkarkimin e drejtorit të QKMF-së në Istog (Dokument)

Autori: Doresa Geci 16:34 | 05 February 2019

Afro 48 nënshkrime janë bërë për shkarkimin e drejtori të shëndetësisë së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, Shefqet Mehmetaj dhe stafit menaxhues të kësaj qendre.
Këto nënshkrim në formë të peticionit janë dorëzuar në Komunën e Istogut më 25 janar të këtij viti.

Arsyeja e kërkim shkarkimi të drejtorit të QKMF-së dhe stafit menaxhues të kësaj qendre sipas këtij peticioni, janë të shumta shkruan gazeta inFokus.

Mos respektimi i orarit të punës, fyerjet dhe sjelljet arrogante ndaj personelit shëndetësorë, paaftësia në menaxhim dhe udhëheqje të punëve në QKMF, puna me një grup të caktuar dhe anashkalimi i punëtorëve të tjerë, janë vetëm disa nga arsyet të cilat janë paraqitur në këtë peticion.

-Advertisement-

Sipas shefit të mjekësisë familjare në Istog,  Tahir Kaliqani, kjo nuk është hera parë që stafi i qendrës mjekësore në Istog është ankuar për drejtorin Mehemtaj.

“Ne u kemi drejtuar komunës disa herë ankesat tona qoftë si grup i mjekeve apo edhe përmes sindikatës për keqpërdorimin, keq menaxhimin dhe për shkak të sjelljes arrogante të drejtorit të QKMF-së” ka thënë Kaliqani për gazetën inFokus.

Sipas tij ka ndodhur që shpesh herë të vinë ndihma nga jashtë mirëpo askush nuk ka ditur gjë për fatin e tyre dhe QKMF-ja në Istog asnjëherë nuk ka përfituar asgjë.

Por Drejtori i QKMF-së, Shefqet Mehmetaj i ka mohuar këto akuza dhe i ka quajtur të pa vërteta.
“Unë po prese kryetarin me u pronencu pasi që kom çka thamë, po pres momentin kur do të reflektoj, ajo çka thuhet në atë peticion nuk është e vërtet”, ka thënë Mehmetaj për Infokus.

Ai gjithashtu ka thënës së arsyeja e kërkim shkarkimi të tij nga 48 persona është edhe politike pasi që sipas tij drejtori komunal është i tjetër partisë dhe është ai i cili ka bashkëpunuar me grupin e revoltuar.

Por sipas shefit të mjekësisë familjarë në Istog, Tahir Kaliqanit arsyeje tjetër se pse po kërkojnë dorëheqjen që Mehmetajt është pasi që mënyra e zgjedhjes se tij është jo e duhur.

“Një ndër arsyet që është bërë ky peticion është se Mehmetaj nuk ju ka nënshtruar konkursit si shërbyes civil dhe ka qenë ushtrues detyre gjatë gjithë mandati. Para shtatë muajsh e ka kaluar mandatin përsëri e kanë emëruar si ushtrues detyre” ka deklaruar ai.

Kaliqani gjithashtu ka thënë se gjatë dy mandateve sa ka qenë në krye të Drejtorit të QKMF-së në Istog, Shefqet Mehmetaj asnjëherë të vetme nuk ka mbajtur ndonjë kolegjium apo ndonjë tubim.

Por këtë deklaratë të Kaliqanit e mohon drejtori i QKMF-së në Istog.

Lidhur më këtë rast zyra e Komuna e Istogut ende nuk ka dal me ndonjë vendim.

E kjo sipas drejtorit të shëndetësisë në komunën e Istogut, Mujë Osmanaj është sepse ky peticion nuk ka një përmbajtje adekuate pasi që sipas tij nuk iu adresohet askujt.

“Shkresa është pa një përmbajtje dhe pa adresë , nuk drejtohet askujt dhe nuk ka ndonjë adrese se kujt duhet që t’iu kthehet përgjigje ka thënë Osmanaj për gazetën inFokus

Gjithashtu ai ka thënë së ky peticion i bërë nga 48 doktorë të QKMF-së nuk është zyrtarë.
Por shefi i mjekësisë familjarë në Istog, Tahir Kaliqani, ka thënë për gazetën inFokus se nëse komuna nuk merr ndonjë vendim atëherë mjekët, teknikët dhe infermierët do të bojkotojnë punën. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera