Lajme

Mjekët e shëruar: Covid-19 nuk është shaka, zbatoni masat e pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 21 May 2020

Deri në gjetjen e një vaksine apo ilaçi kurues, koronavirusi do të jetë me ne. Ai vijon qarkullimin duke rritur të infektuarit. 5 raste të reja i janë shtuar listës së personave pozitivë me Covid-19 në Shqipëri duke e çuar numrin e të prekurve në 969.

Tre përfaqësues të Shëndetësisë tashmë të shëruar nga koronavirusi tregojnë se ai ekziston dhe nuk është shaka. Çdo ditë preken persona të rinj.

Me rihapjen dhe mosbatimin e masave si nga politika ashtu dhe qytetarët, kreu i Urgjencës Kombëtare bën thirrje për reflektim. Gjatë një interviste për emisionin “Dita Jonë”, Skënder Bratajt thekson se jemi në pandemi dhe të rrezikuar nga shpërthime të reja.

-Advertisement-

“Në këtë periudhë dy mujore, sidomos në muajin e parë a pati ndonjë personalitet të njohur në Shqipëri apo familjarë të tyre të infektuar? Shëndetësia ka vetëm ngjyrën e bardhë. Iu lutemi respektoni rregullat, distancimin social, përdorimin e maskës në ambientet e mbyllura. Të gjitha janë masa elementare”, tha Brataj.

Edhe pse në pension, Dhimitër Kraja, ish shefi i shërbimit infektiv, pasi u shëruar nga Covid-19 u kthye sërish në pavion. Është në ndihmë të kolegëve për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus, por pas rihapjes edhe ai ka një lutje për qytetarët.

“Turma njerëzish rrinë pa maska. Rrinë pranë njëri-tjetrit më shumë seç duhet. Nuk respektohet distancimi social që është cilësuar si term i veçantë i kësaj epidemie. Kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm derisa të arrihet në shuarjen e kësaj epidemie”, u shpreh mjeku Kraja.

Mjekët deklaruan se Covid-19 këtë periudhë e ka ulur agresivitetin, por jo përhapjen. Parashikohet të jetë më aktiv në vjeshtë duke qarkulluar bashkë me virozat e stinës./A2/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera