Lajme

Mjekët e Selës urdhërojnë ndalimin e vizitave nga jashtë

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 30 April 2017

Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela vazhdon të kurohet në spital, por edhe pse gjendja e tij është e qëndrueshme, mjekët kanë urdhëruar ndalimin e të gjitha vizitave nga jashtë.

“Kryetari i partisë tonë z.Ziadin Sela është me shëndet të mirë dhe ne gjendje stabile, por duhet të komunikojmë kërkesën e ekipit mjekësor të cilët sot morëm vendim të formës së prerë që të ndalohen të gjitha vizitat në dhomën e tij. Jemi të sigurtë për mirëkuptimin tuaj dhe faleminderit sërish, që edhe pse këto ditë kanë qënë orë tmerri, shqiptarët kanë dhënë një fotografi madhështore bashkimi, duke harruar ndarjet politike dhe ideologjike dhe duke i thënë botës se kur vjen puna tek Kombi shembim partitë – thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera