Lajme

Mjekët e Gjilanit nuk e prishin rehatinë, e lënë shtatzënën në korridor

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 11 December 2019

Një grua shtatzënë u la të pres korridoreve të Spitalit të Gjilanit, derisa mjekët nuk e prishnin rehatinë.

Së paku kështu tregon vetë ajo, e cila pas pritjes dhe injorimit që ju bë në këtë spital ka shfryrë mllefin e sajë në rrjetet sociale, shkruan gazeta inFokus.

Ajo në një status në facebook tregon që mjekët e Gjinekologjisë në Gjilan ishin mbledhur në kuzhinën e spitalit edhe pse pauza thoshte nga ora 10:00 deri në 10:30 ata e vazhduan deri në ora 11:00.

-Advertisement-

Sipas saj edhe pse në orën dhjetë e tridhjetë ajo kërkon të bëjë kontrollin, ata i përgjigjen që duhet të presë deri në 11:00 sepse sipas tyre në letër ka mbetur e shkruar gabim koha e pauzës.

Pavarësisht gjendjes së saj të rënduar nga shtatzënia, mantelbardhët, siç shkruan gruaja në llogarinë e saj, nuk ndërhynë deri në përfundimin e pauzës./Gazeta inFokus/

Ky është statusi i plotë nga llogaria e saj në facebook:

Ma tmerr se me shku ne spitalin e Gjilanit te gjinekologjia nuk ka.

Shkon per kontrolle, duhesh me u end neper 100 korridore e salla me lyp naj gjinekolog e ka vec praktikante te klases 10 pfff.

Pa pike pergjegjesie jane mbledh gjinekologet ne kuzhine tuj e shiju mengjesin ani pse ne leter shkrun “pauza 10:00-10:30” ok pret deri ne 10 e 30, shkon i afrohesh me kerku kontrollen thojne jo deri ne 11:00 se letra ka met gabim.

Pauzen e shtyjne pa pike marre e nderkohe nje tjeter shtatzane (rast urgjent) duke prit ne korridor poashtu me mundime e te vjella as nuk merret parasysh.

Po normale qe vdesin e ka skandale te shumta ne gjinekologjine ne Gjilan.

Nga mllefi nuk pata mundesi as video e foto me bo e as emrat e kujdestareve me ja marr.

Prej fillimit kontrollat i kom bo privat po hajt thash ta provoj sot ne te shtetit edhe ski cka sheh pos me hi me ne xhungel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera