Rozë

Mjekët besojnë se kanë zgjidhur misterin e vdekjes së Bruce Lee

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 21 November 2022

Legjenda e Kung Fu-së, Bruce Lee, mund të ketë vdekur nga pirja e tepërt e ujit, thonë mjekët gati 50 vjet pasi ai ndërroi jetë.

Ylli i arteve marciale i Hollywood vdiq në moshën 32-vjeçare në verën e vitit 1973 ndërsa ishte në Hong Kong. Një autopsi në atë kohë tregoi se Bruce kishte vdekur nga ënjtja e trurit.

Vdekja e tij e parakohshme ndezi thashethemet  dhe teori të ndryshme se ai mund të ishte vrarë nga gangsterë kinezë, helmuar ose nga nxehtësia.

-Advertisement-

Studiuesit kanë shqyrtuar provat për të vendosur se Bruce mund të ketë vdekur nga hiponatriemia.

“Me fjalë të tjera, ne propozojmë që paaftësia e veshkave për të nxjerrë ujin e tepërt vrau Bruce Lee,” shkroi ekipi i ekspertëve në Clinical Kidney Journal .

Hiponatremia do të thotë se niveli i natriumit në gjak, për të cilin trupi ka nevojë për ekuilibrin e lëngjeve, është anormalisht i ulët.  Një çekuilibër bën që qelizat në trup të fryhen, duke përfshirë ato në tru.

Studimi pretendon se Bruce kishte faktorë të shumtë rreziku për hiponatriemi, duke përfshirë se ai po pinte sasi të larta të lëngjeve, duke përdorur kanabis, gjë që rrit etjen, si dhe faktorë të tjerë që ulin aftësinë e veshkave, si përdorimi i barnave me recetë dhe alkoolit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera