Lajme

Mjekët alarmojnë, bëjnë thirrje që të mos dilni jashtë gjatë kësaj pjese të ditës

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 24 July 2017

Temperaturat e larta kanë bërë që të rritet numri i personave të cilët kërkojnë ndihmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Sipas Drita Peçani-Gashi, specialiste e Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, një numër i madh i pacientëve vijnë si pasojë e temperaturave të larta, shkruan sot Koha Ditore.

“Edhe këtë vit numri i pacientëve që vijnë të kërkojnë ndihmë në këtë qendër për shkak të rritjes së temperaturave është në ngritje në këtë sezon, veçanërisht në muajt korrik dhe gusht”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Sipas saj, personat më të ndjeshëm ndaj këtyre temperaturave janë fëmijët, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike, siç janë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive apo sëmundjet metabolike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera