Lajme

Mjekë e infermierë të Gjakovës akuzohen për keqpërdorime me mantela

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 23 August 2018

Tetë persona dy prejt të cilëve përfaqësues të një biznesi dhe drejtori ekzekutiv i spitalit “Isa Grezda” Ahmet Asllan akuzohen nga prokuroria e Gjakovës se manipuluan me numrin e uniformave të cilat ishin paguar nga Spitali.

Aktakuza pretendon se tetë të pandehurit ndërtuan një rrjet të keqpërdorimit ku furnizimet me mantela për spitalin kryheshin në sasi më të vogla ndërsa në letra shënohej sasi më e madhe e mallit.Aktakuza përfshinë tetë të pandehurit Mirlinda Shehu-Kaqi, Flamur Zeneli, Mirlinda Mullahasani, Mentor Bytyqi, Kumrije Kameri, Adnan Brovina, Skender Ndrecaj dhe Ahmet Asllani.

Dy të pandehurit Mirlinda Shehu menaxher në ndërrmarrjen El-Ri Graphic dhe Flamur Zeneli akuzohen se nuk i kishin dorëzuar spitalit manteleat dhe materialet të cilat ishin kontraktuar.

-Advertisement-

“Në kontratë përfshiheshin 438 copë mantilla me ngjyrë të bardhë, 302 copë pantallona dhe bluza të bardha, 78 copë pantallona dhe bluza të gjelbërta, 41 copë pantallona dhe bluza të pembe dhe 17 copë me ngjyrë të kaltër, vlera e këtyre mallërave arrin në 9 mijë e 855 euro”thuhet në aktakuzë. E njëjta saktëson se materialet nuk ishin dorëzuar ndërsa tre të pandehurit Mirlinda Mullahasani,Mentor Bytyqu dhe Kumrije Kamberi kishin nënshkruar dokumentacionet të cilat flisnin se materialet ishin dorëzuar.

Për të pandehurit Adnan Brovina, thuhet se në cilësinë e përsonit zyrtar-depoist ka pranuar më pak uniforma sesa ishte e përcaktuar në kontratë.

Në rrjet sipas aktakuzës ishte përfshirë edhe përgjegjësi i infermierëve të spitalit Skënder Ndreca i cili thuhet se ka bërë presion tek depoisti që ai të pranoj sasi më të vogël të mantelave

Seanca e paraparë të mbahej për sot është shtyrë për datë 3 shtator për shkak të mungesës së të pandeurit Flamur Zeneli dhe Skender Ndrecaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera