Lajme

Mjegull e dendur, anulohet një fluturim në Aeroportin “Adem Jashari”

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 08 December 2019

Mjegulla ka mbuluar vendin tonë, një fenomen ky i zakonshëm në periudha të tilla, derisa me mot të tillë duhet të bëhet kujdes veçmas në komunikacion.

E një mot i tillë e pamundëson edhe fluturimet në linja ajrore, shkruan gazeta inFokus.

Zëdhënësja për media në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, Valentina Gara ka konfirmuar për gazetën inFokus se gjatë ditës së sotme për shkak të mjegullës së dentur është anuluar fluturimi për në Stamboll, i cili ka qenë i paraparë në orën 19:35.

-Advertisement-

“ Ju konfirmojmë se është anuluar fluturimi “Turkis Arlines” i datës 8 dhjetor i cili ka qenë i paraparë rreth orës 19:35, është shprehur zëdhënësja ./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera