Mjaltë dhe piper i zi, kura natyrale kundër të ftohurës
Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 11 January 2020
Duke qenë se shumica e njerëzve preken nga problemet e frymëmarrjes është e domosdoshme që të merren masa për mbrojtur organizmin dhe trupin përpara se ai të preket nga virozat.
Nëse jeni të ndjeshëm ndaj virozave gjatë stinës së gripit apo edhe stinëve të tjera një krejt natyrale me dy përbërës të fuqishëm në vlera shëruese do të rigjeneronte menjëherë organizmin duke i dhënë atij imunitet të fortë. Mjaltë dhe piper i zi. Një kurë e lashtë, e trashëguar brez pas brezi në mbarë botën e që çliron në mënyrë të menjëhershme rrugët e frymëmarrjes dhe largon të ftohurën.
Si ndikon mjalti dhe piperi i zi në organizëm kundër të ftohtit?
Mjalti është padyshim një nga kurat më të mirat natyrale për të parandaluar dhe trajtuar virozat e dimrit, gripin dhe të gjitha komplikacionet që vijnë prej tyre. I mirënjohur për vetitë e tij kurative, mjalti përmban vlera anti-bakteriale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin dhe parandalojnë prekjen nga virozat.
I përdorur gjerësisht si një erëz që u shton shije ushqimeve, piperi i zi vepron gjithashtu si një kurë natyrale efektive për të parandaluar kollën, fytin e thatë dhe të ftohurën në përgjithësi. Kjo erëz është e pasur me shumë vlera ushqyese siç është vitamin C, antioksidantët dhe vetitë antibakteriale. Kur përdoret i kombinuar me mjaltin, të dy veprojnë si agjentë të fuqishëm në çlirimin e frymëmarrjes.
Si ta përdorni mjaltin dhe piperin e zi?
Dy kura të thjeshta, me efekte të fuqishme të përdorimit të mjaltit dhe piperit do t’iu ndihmojnë të largoni menjëherë virozat. Piper i zi pudër dhe mjaltë: Hidhni në një tigan 5-6 kokrra piperi të zi dhe vendosni në zjarr të ngadaltë, lërini pak dhe më pas shtypini dhe bluani në formën e pudrës. Hidhni në një tas gjysmë luge gjelle me mjaltë dhe pak nga piperi i bluar, përzjeheni dhe më pas konsumoheni. Bëjeni këtë rregullisht çdo mëngjes të parandaloni kollën dhe dhimbjet në kraharor dhe qëndroni larg të ftohurës dhe fytit të thatë.
Çaji me piper të zi
Në vend të konsumimit të çajit normal, konsumoni çaj piperi të zi me mjaltë në mëngjes për tii qëndruar larg të ftohtit dhe gripit. Hidhni dy lugë të vogla me piper të zi të bluar në një filxhan ujë të valuar. Lëreni të zjejë për 5 minuta dhe më pas shtojini një lugë çaji me mjaltë. Konsumoni të ngrohtë. Bëjeni këtë kurë rregullisht dhe do të keni një organizëm dhe imunitet të fuqishëm kundër virozave.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thÃkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për krÃme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...