Lajme

“Mjaft më!”/ Zemaj thirrje Qeverisë: Ndale arrogancën, ulu e bisedo me grevistët, gjej zgjidhje

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 12 September 2022

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i ka bërë thirrje qeverisë që të ulet e të bisedojë me grevistët.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qeveria duhet ta ndalë arrogancën dhe padëgjueshmërinë e të bëjë zgjidhje sa më shpejt.

Zemaj ka thënë se qeveria duhet të ndalet së përdoruri fëmijët për hesape të populizmit.

Postimi i tij i plotë:

Qeveri, mjaft më!

Qeveri, ulu e bisedo me grevistët. Ndale arrogancën. Ndale padëgjueshmërinë. Mos i hasmëro njerëzit. Bëj zgjidhje sa më shpejt. Çdo minutë e humbur nga procesi mësimorë është kosto e lartë për fëmijët dhe shoqërinë.

Mjaft më me përdorimin e fëmijëve për hesape të populizmit. Mjaft më! Fëmijët duhet të nisin procesin mësimorë, mësimdhënësve duhet t’u pranohen kërkesat, ndërsa prindërve duhet t’u kthehet normaliteti.

Të tjera