“Mizoria ruse në Bucha të kujton të kaluarën e turpshme të Serbisë në Reçak, Srebrenicë, Sarajevë e Vukovar”
Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 04 April 2022
Komiteti për Hulumtime në Rusi ka lëshuar një deklaratë duke thënë se do të nisë “hetime”, lidhur me akuzat se Ukraina ka shpërndarë “informacion të rremë” për veprimet e forcave ruse në Bucha, ku u raportua për qindra civilë të vrarë.
Eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Joseph, përmes disa statuseve në Twitter, thotë se nuk duhet habitur nëse Rusia do ta quante “inskenim”, vrasjen e civilëve në Bucha.
Joseph, thotë se njëjtë kishte thënë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për masakrën e Reçakut në Kosovë, duke e quajtur “të sajuar”.
“A është dikush i habitur që Moska – menjëherë – do të pretendonte se mizoritë ruse në Bucha ishin “inskenuar”? A i kujtohet ndokujt që Presidenti serb Vuçiq – dy dekada pas faktit – pretendoi se mizoritë serbe në Reçak të Kosovës ishin “të sajuara”, tha ai.
Joseph shtoi se Bucha të kujton të kaluarën e turpshme të Serbisë në Reçak, Srebrenicë, Sarajevë dhe Vukovar.
“Cili është ndryshimi përveç numrit të viktimave?”, ka pyetur ai.
Tutje deklaroi se Serbia po shtrembëron realitetin aktual të pushtimit brutal të Rusisë në Ukrainë, duke e promovuar atë.
Foto majtas, vrasjet në Bucha të Ukrainës. Foto djathtas, masakra e Reçakut
“A janë të gjithë të vetëdijshëm që Beogradi po rishikon të kaluarën e tij në Ballkan – dhe po shtrembëron realitetin aktual të pushtimit brutal të Rusisë? Se ka një vijë të drejtë midis mohimit të Raçakut nga Vuçiq dhe promovimit të agresionit rus nga Beogradi në Ukrainë”.
Më tej u shpreh se interesat e SHBA-së dhe BE-së avancohen duke e mbajtur Serbinë përgjegjëse për të njëjtat standarde – as më të larta as më të ulëta – si fqinjët e saj.
“Fqinjët e Serbisë me shumicë ortodokse kanë goditur luftën e Putinit dhe kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, me përjashtim të rasteve kur përfaqësuesit e Vuçiqit po ndërhyjnë. Interesat e SHBA-së avancohen duke parë jo vetëm atë që thotë Vuçiq për brutalitetin rus në Ukrainë, por çfarë Media Serbe (nën ndikimin e qeverisë) u thotë qytetarëve serbë për luftën”, shprehet ai.
Edward P. Joseph, thekson se mizoritë serbe gjatë viteve të 90-ta, janë të njëjta me vrasjet ruse në Ukrainë.
Ai shton se mohimi i së kaluarës nuk është një fazë e përkohshme për Vuçiqin apo për Putinin.
“Kush në Serbi citon dallimet e tmerrshme midis bombardimeve të NATO -s të vitit 1999 dhe fyerjeve të sotme ruse në Ukrainë? Kush përmend ngjashmëritë midis mizorive ruse sot dhe mizorive serbe në vitet 1990? Jo media kryesore serbe. Narrativa mbetet: ‘ne jemi viktima. Mohimi i së kaluarës nuk është një fazë e përkohshme për Vuçiqin apo për Putinin. Qëllimi i tij është të ‘transformojë’ autorin në viktimë. Ankesa kombëtare është ajo që nxit nacionalizmin agresiv, në Ballkan, në Hungari dhe në Rusi”, deklaroi eksperti amerikan.
1/ Is anyone surprised that Moscow would – immediately – claim that Russian atrocities in #Bucha were “staged”? Does anyone remember that Serbian President #Vucic – two decades after the fact – claimed that Serbian atrocities in #Racak, Kosovo were “fabricated”? 🧵
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) April 4, 2022
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...