Lajme

Migjen Kelmendi i bënë këtë krahasim interesant Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 20 September 2019

Migjen Kelmendi, një nga prurjet e fundit në PDK, ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të Vetëvendosjes dhe kryetarit të saj, Albin Kurti.

Ai tha se në Vetëvendosje mungon mendimi kritik. Sipas tij, në ligjërimin e Albin Kurtit ka difekte, kundërthënie, mungesë argumentimi dhe për më tepër, keqinterpretim të realitit politik në Kosovë.

“Albin Kurti më ngjanë me djemtë e mahallave të cilët ua ndryshojnë drejtimet shenjave të rrugës, për të hutuar njerëzit. Loja e Kurtit me temat e mëdha, sic është bashkimi, flamuri, leku, e të tjera, po ma con mallin e kryetarit legjendar të Partisë së Fortë. Por kur po e shoh rininë që nuk po qesh dhe atë që e ka përnjëmend, atëherë këtë po e shoh shqetësuese”, theksoi Kelmendi.

-Advertisement-

Ai shtoi se Vetëndosjen e sheh si konsekuencë e sistemit arsimor në Kosovë.

Ndërkaq duke folur për Vjosa Osmanin, Migjen Kelmendi tha se nuk bëhet fjalë për një ‘Merkel’ sic po prezantohet, por për një kandidate si produkt i një pazari të brendshëm brenda LDK-së, e cila në fakt, sipas tij, autoritetin e vet brenda partisë e ka ndërtuar në konflikt me kryetarin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera