I mituri tregon se si babai pagoi t’i rrihnin nënën në shtëpi
Autori: Gazeta inFokus
13:52 | 26 Tetor 2017
Një djalë i mitur nga Vlora ka rrëfyer live në emission dhunën barbare të ushtruar nga babai i tij mbi nënën.
“Ishin dy persona, të maskuar dhe armatosur. Sa hynë brenda më dolën sytë xixa sepse më qëlluan. Mamin e rrahën keq. Ishin kushërinjtë e mi, i njoha. I ka futur babai”.
Teksa shoqërohej nga nëna e tij, Fatbardha Sakaj, e cila tregoi dhunën e ish-burrit të saj për 25 vite, djali hodhi akuza edhe më të rënda për të atin.
Sipas tij, babai në shenjë hakmarrje ndaj nënës, dërgoi në banesë dy kushërinjtë e tij, që i dhunuan dhe terrorizuan me armë zjarri nënën.
“Ndjeva se ishte ora 00:18, kur shkova hapa derën e dhomës ku flinim, dhe më pas hapa derën kryesore të shtëpisë. Pashë dy persona. Më dolën sytë xixa, më qëlluan në kokë dhe më pas më goditën katër herë.
Ata ishin veshur me të zeza, me maska, dhe kishin elektrikë në kokë apostafat. Babai ishte në dhomën tjetër.
Ata i thanë babit ‘shtrihu barkas, mos fol’. Ai i thoshte; ‘ça kini me mua’. Kurse mua më thanë; ‘ku e kini hashashin, ku e keni’? ‘S’kemi’ i thashë.
Goditën mamin 3 herë pas koke, në fytyrë, më pas mamai u përplas pas një cepi bufeje dhe i ra të fikët. Motra iu shpëtoi, u fsheh në baçe. Sa ikën ata, i hodha ujë të ftohtë mamit. Kur ishin ne dhomë ata më pyetën; ku është vëllai? U thash; ‘ç’u duhet juve’.
Pastaj qëlluan me automatik. Njëri qëllonte, tjetri mblidhte gëzhojat. Për fat të mirë atyre iu ra një plumb i paplasur. Shkova i hidhja ujë mamit, gjeta motrën. I pari ishte; Ervin Karçnaj, djali i hallës dhe Dritan Halilaj nga Gjormi, përsëri kushëri. Unë mendoj që ata i futi babai, iu kundërvunë mamit.
‘Pse flet në telefon dhe merr policinë. Merr edhe policinë pale’, kështu i thanë ata mamit. Se kam takuar më, e kam takuar vetëm rastësisht”, tha djali i mitur i Fatbardha Sakajt.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...

































