Lajme

Mitrovicë, vritet pronari i restoranit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 13 May 2017

Në incidentin që ndodhi në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, 56 vjeqari, Murat Kuçi, i nacionalitetit boshnjak, u qëllua me armë zjarri duke mbetur i vdekur në vend.

E familjarët thonë se i ndjeri nuk kishte probleme me askënd.

E rastin për Klan Kosovën përmes telefonit, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Ai ka bërë të ditur se menjëherë pas aktit është arrestuar një person i dyshuar, mashkull i nacionalitetit serb , me inicialet D.S 33 vjeçar.

-Advertisement-

Personi I dyshuar, armën me të cilën besohet se ka kryer vrasjen e ka hedhur në një vend tjetër, ndërsa prokurori i cili ka qenë në vendin e ngjarjes , vrasjen e ka cilësuar si vrasje të rëndë, por pa u përcaktuar motivet.

Trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar për obduksion, e pasditen e së shtunës u varros.

Ai ka lënë pas vetes gruan, tre djem, dhe një vajzë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera