Lajme

Mitrovicë, raportoi se u rrạh nga polici por vetë dyshohet se e kishte kanosur me thịkë

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 30 December 2024

Të dielën në Mitrovicë një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një polic jashtë detyrës, por pamjet tregonin që i pari e kishte kanosur këtë të fundit me thikë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një lokal është sulmuar fizikisht nga një zyrtar policor i PK-së (jashtë detyrës zyrtare), i cili pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në video incizime shihet se ankuesi kishte një mjet të mprehtë-thikë me të cilën dyshohet se ishte duke e kanosur zyrtarin”.

-Advertisement-

“Njësitet policore kanë konfiskuar mjetin-thikën, ndërsa lidhur me rasti është informuar edhe prokurori e IPK-ja. Rasti duke u hetuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera