Mitrovicë, nis ndërtimi i Parkut Botanik
Autori: Gazeta inFokus
15:11 | 24 September 2018
Ka nisur ndërtimi i Parkut Botanik në Mitrovicë, i cili do të ketë një sipërfaqe prej 70 mijë metra katrorë, me lloje të ndryshme bimësh, lule dhe bimë të tjera të cilat do të ofrojnë një ambient të mirë për pushim.
Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Naser Muja, së bashku me zyrtarët tjerë komunalë kanë inspektuar përurimin e punëve në ndërtim të Parkut Botanik. Drejtori Muja me këtë rast kërkoi nga punë kryesi që të respektohen kushtet në kontratë dhe projekti të kryhet sipas afatit të paraparë.
“Ky park i cili është i një rëndësie të veçantë, si një oazë qetësie dhe çlodhjeje për qytetarët, duhet të kryhet brenda afatit të paraparë dhe punët duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë. Ne si drejtori jemi të vendosur që projektet e tilla të cilat janë në të mirë të qytetarëve t’i kryejmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi drejtori Muja.
Sipas një njoftimi të komunës, kopshti Botanik ka një sipërfaqe prej 70 mijë metra katrorë, me lloje të ndryshme bimësh, lule dhe bimë të tjera të cilat do të ofrojnë një ambient të mirë për pushim.
“Ai do të këtë edhe sistem të ujitjes, ulëse për qytetarë, shporta për hedhje të mbeturinave dhe shtigje për ecje të këmbësorëve. Vlera totale e projektit kap shumën prej 240 mijë euro, dhe është bashkëfinancim i komunës me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kompania N.Sh. “Ambienti”, e cila është kontraktuar për kryerjen e punimeve është zotuar se punët do të kryhen sipas planit të paraparë dhe brenda dy viteve park do të jetë i gatshëm për qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftim./

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...



































