Lajme

Mitrovicë: Morën njoftimin për vaksinim, rreth 50 qytetarë kthehen prapa pasi qendra e vaksinimit ishte e mbyllur

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 24 July 2021

Edhe pse kishin marrë njoftimet dhe orarin, kohën për vaksinim, rreth 50 qytetarë më kot pritën para dyerve të Qendrës për vaksinim.

Ata priten nga ora 7:00 deri në ora 8:30, por aty askush nuk u paraqit nga personeli mjekësor.

Më vonë dikush i njoftoi ata se kjo qendër nuk do të punojë të shtunën dhe as të dielën, raporton klankosova.

Shumica e qytetarëve ishin të moshuar.

Ata kishin shkuar të marrin dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneca.

Para disa ditësh Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Qendrat e Vaksinimit nuk do të punohet gjatë ditëve të vikendit.

Të tjera