Lajme

Mitrovicë: Lëndon shqiptarin pas goditjes me vinç, policia e arreston

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 05 February 2018

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar vinçin, ka goditur viktimën mashkull.

Siç raportohet viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, njofton Klan Kosova.

Njësitet policore dhe inspektorët komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera