Lajme

Mitrovicë| Ju shkojnë në shtëpi dhe i gjuajnë me armë

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 20 May 2020

Në mëngjesin e hershëm të së martës, pa aguar dita, dy persona nga Mitrovica i kishin mësyrë shtëpisë së dy viktimave.

Të pajisur më armës zjarri ata kishin hyrë në shtëpitë e viktimave ku edhe kishin shtënë më to.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bajgore të Mitrovicës.

Pas kësaj ngjarje kishte ndërhyre Policia e Kosovës, ku edhe ka arrestuar dy të dyshuarit.

Policia ka arritur që të konfiskojë 4 gëzhoja të fishekëve, 3 predha të fishekëve dhe një fishek i armës së zjarrit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin shkuar te shtëpia e dy viktimave meshkuj kosovarë dhe kishin shtënë me armë zjarri në shtëpinë e tyre. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: 4 gëzhoja të fishekëve, 3 predha të fishekëve dhe një fishek i armës së zjarrit. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur PK-ja./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera