Lajme

Mitrovicë: Djali e godet disa herë me thikë babain e tij

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 07 March 2021

Një person është therur me thikë nga djali i tij në Mitrovicë, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë disa herë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore”,njofton Policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera