Mitrovicasit, jetë mes dëshirës për siguri dhe incidenteve të fundit
Autori: Gazeta inFokus
23:56 | 07 August 2022
Situata në veri të vendit sot ishte e qetë, por banorët shprehen të shqetësuar pas rastit të sulmit që ndodhi dje kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët po patrullonin në Liqenin e Ujmanit Pikën kufitare në Bërnjak e ka vizituar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili tha se pavarësisht të gjitha sfidave, zyrtarët policorë po i përmbushin me sukses detyrat dhe obligimet e tyre zyrtare.
Situatë e qetë sot ishte edhe në veri të Mitrovicës.
Ndërsa Sabri Dibrani, i cili jeton në Lagjen e Boshnjakëve, thotë se shpeshherë situata në këtë zonë është e tensionuar dhe nuk mungojnë edhe provokimet nga banorët serbë.
“Megjithëse këtej ka eksese gjithmonë, siç ka pasur gjuajte ndaj policisë, kalojnë me dasma e çojnë tre gishtërinjtë, pak më herët ishte një e tillë. Ka provokime”, thotë Sabri Dibrani, banor i Lagjes së Boshnjakëve. “Ne ndihemi të rrezikuar, por nuk kemi ku të shkojmë”.
Nga sulmi i djeshëm që ndodhi kundër pjesëtarëve të policisë së Kosovës, janë të shqetësuar edhe banorët që jetojnë në jug të Mitrovicës.
“Mua po më dhimbsën këta policë e shpresoj i ruan Zoti. Unë jetoj vet në veri por andej është..nuk e di”, thotë një banor i Mitrovicës.
“Me këtë problemin e veriut jemi të shqetësuar gjithmonë, por tash edhe jemi mësuar e tash pak është një situatë më ndryshe”, thotë një qytetar tjetër i Mitrovicës.
Që nga viti i kaluar deri më tash në veri të vendit kanë ndodhur 14 sulme, 10 prej të cilave kanë qenë kundër zyrtarëve policorë.

Të tjera
-
Ky është 31-vjeçari që sulmoi gjinekologun Afrim Veliu në Prishtinë
Gazeta Sinjali pak më parë mësoi ekskluzivisht se Policia e Kosovës ka arrest...
-
Pas 22 seancave, Dehari çon mesazh: Nuk konstituohet Kuvendi pa marrëveshje mes partive politike
Udhëheqësi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili vijën nga g...
-
Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se Kosova urgjentisht duhet...
-
Arrestohet një nga të dyshuarit që rrahën gjinekologun Afrim Veliu
Policia e Kosovës ka arrestuar një nga të dyshuarit që javën e kaluar sulmuan...
-
IKD: Sulmet e partisë në pushtet ndaj Prokurorisë, mburojë për qeveritarët
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pas deklaratave të ministre...
-
Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare
Gjermania pritet të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare. ...
-
U arrestua si i dyshuar për dh*unim, burri në Lipjan lirohet në procedurë të rregullt
Një person është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së martës në kom...
-
Gjendet një mjet shpërthyes në Han të Elezit, intervenon FSK
Një mjet shpërthyes është gjetur dje në Han të Elezit. Një person ka rapor...
-
Detaje për aksionin në Ministrinë e Bujqësisë, përveç ministrit u mor në pyetje edhe një zyrtar tjetër
Policia e Kosovës, e cila kreu bastisje në katër lokacione të hënën lidhur me...
-
Vjen reagimi i Faton Pecit pasi u intervistua dje nga Prokuroria Speciale
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ...
-
Lidhja e Bizneseve kërkon pezullim një-vjeçar të vendimit të ZRRE-së, për kalimin në treg të lirë
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë mbi vendimin e ...
-
Rama e takon garuesen e parë shqiptare në Formula, ia dhuron hyjneshën e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka pritur sot në një takim Maltina Jasha...