Lajme

Mitrovicasi plagoset duke luajtur me armë në aheng familjar

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 25 Maj 2023

Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se gjatë një ahengu familjar duke lozur me një pistoletë është plagosur.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00, në Suhadoll i Poshtëm të Mitrovicës.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me një gëzhojë dhe pesë copë fishekë.

-Advertisement-

Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i pistoletës i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy