Lajme

Mitrovicasi pasi e kërcënoi me mesazhe e rrah ish të dashurën

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 15 July 2022

Një person është arrestuar të enjten në Mitrovicë pasi kishte sulmuar fizikisht ish te dashurën e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërkaq, është bërë e ditur se i dyshuari kishte ngacmuar viktimën edhe me mesazhe shqetësuese.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ishte në lidhje më herët . I dyshuari edhe pas ndarjes i kishte dërguar viktimës disa porosi-mesazhe shqetësuese. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera