Lajme

Mitrovicasi kërcënon vazhdimisht bashkëshorten me të cilën është në proces divorci

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 07 December 2022

Një grua në Mitrovicë të martën ka raportuar në polici bashkëshortin e saj me të cilin është duke u shkurorëzuar, kjo pasi ai po e kërcënon atë vazhdimisht përmes telefonit, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi se ka hapur rast hetimi në lidhje me këtë.

“viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi përmes telefonit është duke u kanosur nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është në proces të shkurorëzimit. Rasti në procedurë hetimore”, ka raportuar policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera