Lajme

Mitrovicasi e rahovecasi i bëjnë gratë për spital

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 22 May 2017

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka pranuar për trajtim mjekësor një grua nga Mitrovica pasi u rrah nga bashkëshorti i saj.

Burri është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje.

“Në QKUK në Prishtinë është pranuar për tretman mjekësor viktima femër K/Shqiptare e cila ka informuar njësitin policor se është goditur nga bashkëshorti i saj. I dyshuari mashkull K/Shqiptar është arrestuar dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Ndërkohë që edhe një qytetar i Rahovecit është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht gruan e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gruaja ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF në Rahovec. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera