Lajme

Mitrovica Veriore çon 9 mijë euro në telefona

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 20 April 2018

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka shpenzuar 9 mijë e 100 euro për blerjen e telefonave mobilë.
Blerjen e telefonave mobilë komuna e ka arsyetuar me nevojën për komunikim më të mirë në mes të zyrtarëve të saj dhe rritjen e produktivitetit në punë.

“Ky prokurim është i domosdoshëm për të mundësuar komunikim më të mirë midis zyrtarëve komunalë në mënyrë që të arrihet një produktivitet më i madh” thuhet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës.

Në njoftimin e publikuar, komuna bën të ditur për publikun se blerjen e telefonave ia ka besuar kompanisë “Nikola Bakic I.B” në vlerë të kontratës prej 9 mijë e 100 eurove.

-Advertisement-

Për këtë aktivitet të prokurimit, Mitrovica Veriore kishte përdorur procedurën e kuotimit në prokurim me kriter çmimin më të ulët.

Bazuar në thirrjen për kontratë, mësohet se komuna planifikoi blerjen e gjithsej 24 telefonave mobilë.

Në vlerën e kontratës së nënshkruar prej 9 mijë e 100 eurove dhe numrit prej 24 telefonave, mesatarja e thjeshtë tregon se Komuna pagoi rreth 380 euro për një telefon celular.

Komuna ishte gatshme të paguante deri në 10 mijë euro për t’u pajisur me telefona mobilë, pasi sipas njoftimit kaq ishte vlera e paraparë për këtë aktivitet të prokurimit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera