Lajme

Mitrovica shënon 34 vjetorin e grevës së minatorëve të “Trepçës”

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 20 February 2023

Sot, në Stan Tërg, në objektin e minierës së “Trepçës” me një ceremoni solemne është hapur manifestimi “Java e Minatorëve”, kushtuar grevës së lavdishme të minatorëve të Trepçës, të vitit 1989.

Në shënimin e kësaj ngjarjeje historike të minatorëve morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u.d i Kryeshefit të Ndërmarrjes “Trepça”, Enis Abdurrahman, drejtor të drejtorive komunale, minatorë grevistë dhe minatorë aktual.

Në fjalën e tij, kryetari i komunës, Bedri Hamza, para të pranishmëve tha se shënimi i kësaj ngjarje për të është edhe emocion, sepse ishte punëtor i kombinatit “Trepça” dhe njëkohësisht pjesëmarrës në grevat e organizuara nga minatorët.

-Advertisement-

“Greva e Minatorëve e vitit 1989 ka qenë nga grevat e para, mos të them të vetmet e cila nuk ka përmbajt kërkesa sociale, por ka pasur kërkesa politike, në qendër ka pasur mbrojtjen e të drejtave dhe lirive edhe ashtu të pa plota të kombit shqiptar”, ka thënë kryetari Hamza.

Më tutje kryetari Hamza, tha se minatorët nuk u ndalën me greva, e vazhduan angazhimin e tyre politik në lëvizjen paqësore edhe gjatë viteve të 90-ta, nuk e menduan përfundimin e tyre për kontributin për vendin dhe lirinë dhe një pjesë e madhe e tyre iu bashkangjiten projektit më madhor politik dhe ushtarak të UÇK-së.

“Ne sot të gjithë me kapacitetet tona do të bëjmë maksimumin që Trepça të jetë vet financiarisht e qëndrueshme, të mbaj vetveten, të krijoj kushte për të punësuarit dhe të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, është shprehur kryetari z.Hamza. Me fat “Java e Minatorëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera