Lajme

Mitrovica nuk pranon përgjigjen e MAPL-së

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 17 December 2018

Komuna e Mitrovicës reagon lidhur me përgjigjen MAPL-së për kërkesën e bashkimit të qytetit të Mitrovicës.

Kjo komunë konsideron së është shumë legjitime vendimi unanim nga Kuvendi Komunal  duke ju drejtuar Qeverisë së Kosovës për të proceduar në Kuvendin e Kosovës.

” Është organi kompetent të cilit Kuvendi Komunal i është drejtuar, Qeverisë së Kosovës dhe jo MAPL-së ndërsa Qeveria e Kosovës në këtë rast është akteri kryesor që është dashur të kthej një përgjigje për kërkesën tonë”, njofton kumtesa, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, kjo komunë i ka tërhequr vërejtën MAPL-së për shqyrtimin e kërkesës së tyre.

“Iu bëj me dije MAPL- së se nuk keni të drejtë të shqyrtoni në brendësi kërkesën tonë për arsye se nuk  i është drejtuar institucionit tuaj por i është drejtuar Qeverisë së Kosovës, dhe ju pa të drejtë keni stopuar kërkesën tonë drejt rrugës së Qeverisë së Kosovës e kjo nënkupton një frymë politike dhe aspak profesionale”.

Komuna e Mitrovicës ka paralajmëruar se nëse nuk trajtohet kjo kërkesë me profesionalizëm do të bëjnë një peticion.

“Po ju paralajmëroj që nëse kjo kërkesë pengohet jo ligjërisht atëherë do të ju drejtohemi qytetarëve për realizimin e një peticioni i cili do të ketë me qindra e mijëra nënshkrime. Këtë gjë nuk kam dashur ta bëj më herët sepse unë kam zgjedhur mënyrën institucionale ku përmes Kuvendit Komunal i cili përfaqëson edhe zërin e qytetarëve, këtë kërkesë e kemi adresuar tek institucionet qendrore” thuhet tutje në njoftim./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera