Lajme

Mitrovica e Veriut ndan nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur në vitin 2023

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 13 Korrik 2023

Çdo fëmijë i lindur në vitin 2023 do të përfitojë nga 100 euro në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Erden Atiq, i cili i ftoi qytetarët që të ndjekin rekomandimet për të përfituar nga subvencioni.

“Komuna e Mitrovicës Veriore, respektivisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2023 do të ofroj mbështetje financiare në shumë prej 100 euro. Andaj njoftohen qytetarët e komunës së Mitrovicës Veriore të ndjekin rekomandimet sipas shkresës zyrtare për të përfituar nga ky subvencionim.”, shkroi Atiq në Facebook.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy