Lajme

“Mitrovica e ka një Albin”, fillon fushata për Armend Mujën kryetar

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 07 May 2021

Ish kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Edi Peruthi si duket ka filluar fushatën në Mitrovicë për Armend Mujën, kryetar të këtij qyteti.

Edhe pse Pruthi nuk arriti të bëhet deputet ai është duke punuar në stafin mbështetës të deputetit Armen Muja në Kuvendin e Kosovës.

E përkrahjen e tij për Mujën kryetar të qytetit nga ai vjen nuk ka hezituar ta bëjë publike, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Madje të njëjtin e krahason edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Kjo sepse në fotogafinë e publikuar më deputetin Muja ka shkruar “Mitrovica e ka një Albin.

Ndërsa është diskutuar që Armend Muja do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale, e një gjë të tillë nuk e ka mohuar as vetë deputeti.

Ndërsa kandidati tjetër për kryetar në këtë komunë nga po kjo parti është Agim Bahtiri./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera