Lajme

Mitrovica e Jugut, komuna që kishte trend më të madh të rritjes së planifikimit të buxhetit

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 17 January 2022

Komunat gjatë mandatit qeverisës kanë vazhduar të kenë trend të rritjes së planifikimit buxhetor. Në mesin e shtatë komunave më të mëdha, komuna e Mitrovicës së Jugut mbetët njëra ndër komunat e cila kishte trend më të madh të rritjes së planifikimit të buxhetit.

Naim Cahani nga Institutit Demokratik të Kosovës(KDI), gjatë shpalosjes së raportit “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”, ka thënë se Komuna e Prishtinës mbetet njëra ndër komunat e cilat më së shumti kishte rritje të planifikimeve buxhetore në kategorinë e subvencioneve më 120. 16 përqind.

Derisa sipas tij, komuna e Ferizajt është njëra ndër komunat që më së paku ka pasur planifikime buxhetore në kategorinë e subvencioneve.

-Advertisement-

Cahani theksoi se komuna e Prizrenit ka pasur më së shumti aktivitete në planin e prokurimit në kategorinë e kontratave për punë.

“Në bazë të hulumtimit në mesin e shtatë komunave më të mëdha, komuna e Mitrovicës së Jugut mbetet njëra ndër komunat e cilat kishte trend më të madh të rritjes së planifikimit të buxhetit, krahasuar me vitin e parë dhe të fundit të mandatit qeverisës me 19.88 përqind. Si komunë e dytë me rritjen më të madhe të planifikimit të buxhetit mbetet komuna e Prishtinës me 18.70 përqind, derisa komuna e Prizrenit mbetet njëra ndër komunat që kishte një trend më të vogël të rritjes së buxhetit të komunës, krahasuar me një viti më parë dhe të fundit të mandatit qeverisës në vetëm 5.9 përqind”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera