Lifestyle

Misteri i seksit në rrugën tuaj drejt pasurimit

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 08 September 2017

SEmocioni i seksit sjellë të njerëzit një gjendje të mendjes.

Për shkak të injorancës në lidhje me këtë temë, kjo gjendje e mendjes zakonisht lidhet me fiziken dhe për shkak të ndikimeve jo të duhura ndaj të cilave shumica e njerëzve janë nënshtruar për të fituar njohuri rreth seksit, gjërat  thellësisht fizike kanë pasur një ndikim të tepruar në mendje.

Emocioni i seksit ka sjellë si pasojë mundësinë e tri potencialeve konstruktive, të cilat janë: riprodhimi i njerëzimit, mirëmbajtja e shëndetit dhe shndërrimit i mediokritetit në gjeniale.

-Advertisement-

Dëshira për seks është një nga dëshirat më të fuqishme të njeriut. Kur nxiten nga kjo dëshirë, njerëzit zhvillojnë entuziazmin e imagjinatës, kurajën, këmbënguljen dhe aftësi krijuese të panjohura për ta në qaste të tjera. Kaq  e fortë dhe tërheqëse është dëshira për kontakt seksual, sa njerëzit rrezikojnë lirisht jetën dhe emrin për ta pasur atë. Kur i  ruan të gjitha tiparet e saj të entuziazmit, imagjinatës, kurajës krijuese në tërësi, art ose në çdo profesion a detyrë tjetër, sigurisht duke përfshirë edhe grumbullimin e pasurisë.

Për të qenë i sigurt, shndërrimi i energjisë së seksit  kërkon ushtrimin e vullnetit, por ia vlenë barra qiranë. Dëshira për marrëdhënie seksuale është e lindur dhe e natyrshme. Dëshira  nuk mund dhe nuk duhet të shtypet ose të eliminohet. Por asaj duhet t’i hapet një derë përmes formave të shprehjes, të cilat pasurojnë trupin, mendjen dhe shpirtin e njeriut. Nëse  nuk i hapet kjo lloj dere me anë të shndërrimit, ajo do të kërkoj dyer nëpërmjet kanaleve tërësisht fizike.

Një lum mund të bllokohet dhe ujërat e tij të kontrollohen për një periudhë kohe, por më në fund ai do të gjejë dalje. E njëjta gjë venë edhe për emocionin e seksit. Ai mund të shtypet dhe të kontrollohet për një periudhe kohe, por natyra e tij e vërtetë e çon gjithmonë në kërkimin e mjeteve të shprehjes. Nëse nuk shndërrohet  në një përpjekje krjuese, ai do të gjejë një dalje pa vlerë .

Më të vërtetë është me fat ai që ka zbuluar se si t’i hapë emocionit të  seksit një derë nëpërmjet një forme përpjekjeje krijuese, sepse me anë të këtij zbulimi e ka lartësuar veten e tij në statusin e një gjeniu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera