Misioni amerikan në OSBE kërkon shtyrjen e vendimit për dinarin: Jemi të shqetësuar me veprimet e Qeverisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
17:59 | 16 February 2024
Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, përmes një deklarate publike ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për veprimet e fundit, përfshirë edhe ndalimin e përdorimit të dinarit serb.
Zëvendësshefja në detyrë e misionit amerikan në OSBE në Këshillin e Përhershëm në Vjenë, Tracy Newell, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.
Ajo më tej ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është aspekt thelbësor i stabilitetit dhe prosperitetit rajonal.
“Ne i nxisim të dy vendet që të angazhohen në mirëbesim përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të forcuar demokracinë, integrimin ekonomik në BE dhe për të nxitur bashkëpunimin dhe respektin shumë-etnik”, është shprehur Newell.
Ajo e ka quajtur vendim të njëanshëm Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti dhe që përcakton euron të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.
Newell i ka bërë thirrje Kosovës “që të shtyjë menjëherë zbatimin e këtij vendimi dhe palët e përfshira të kërkojnë zgjidhje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
Po ashtu, në deklaratën për media të misionit amerikan në OSBE, kritikohen edhe veprimet e “pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës në lidhje me mbylljen e institucioneve paralele serbe.
“Ne jemi gjithashtu thellësisht të shqetësuar për veprimet e fundit dhe të pakoordinuara që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, duke përfshirë bastisjet e institucioneve të mbështetura nga Serbia dhe mbylljen e shërbimeve në të cilat mbështeten qytetarët e Kosovës. Këto veprime nuk janë në përputhje me përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të adresuar në mënyrë konstruktive çështjet që prekin komunitetin e pakicës serbe në Kosovë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Zëvendësshefja në detyrë e misionit amerikan në OSBE në Këshillin e Përhershëm në Vjenë, Tracy Newell.
Por, kritika ajo ka pasur edhe për Serbinë, sidomos për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë nga grupi i armatosur serb.
“Dështimi i Serbisë për të kërkuar përgjegjësi nga autorët e sulmeve të 24 shtatorit pranë Manastirit të Banjskës në Kosovë është i pandërgjegjshëm dhe dëmton thellësisht besimin e nevojshëm për normalizim. Menjëherë pas atyre sulmeve, ne i bëmë thirrje Serbisë që të mbajë përgjegjësi të gjithë përgjegjësit. Fatkeqësisht, duhet ta bëjmë këtë përsëri sot”.
Në këtë respekt, përfaqësuesja amerikane në OSBE ka thënë se Kosova i ka dorëzuar BE-së një raport prej 48 faqesh më 26 janar, duke paraqitur gjetjet e saj për sulmin në Banjskë.

Të tjera
-
26-vjetori i mạsạkrës në Tregun e Mitrovicës, Osmani: Ne kujtojmë dhe kërkojmë drejtësi
Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitro...
-
KEK inicion tender të negociuar në vlerë 137 milionë euro, Ymeri i LDK-së, ngreh dyshime për keqpërdorime
Korporata Energjetike e Kosovës ka iniciuar një proces të prokurimit publik p...
-
Aksidentohet autobusi në Duboc të Vushtrrisë – Vdes shoferi, disa nxënës të lënduar
Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Vushtrri. ...
-
Ardhja e Thaçit në Kosovë, reagon djali i tij Endriti
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë në Kosovë. A...
-
Thaçi ende në QKUK, publikohen pamje brenda klinikës
Ish-presidenti Hashim Thaçi po qëndron ende brenda Klinikës Interne në QK...
-
Thaçi në Kosovë, reagon Çitaku: Dielli do të lind përsëri, President
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me vizitë...
-
Ushtarët hungarezë të KFOR-it bëjnë stërvitje me ngarkesa aktive
Ushtarët hungarezë të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it, zhvilluan stërvit...
-
Jashari takon Gjeneralin e Forcave të Armatosura shqiptare, shprehet falënderues për ndihmën ndaj FSK-së
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim J...
-
Prishtinës i shtohet një shesh i ri
Në Prishtinë është inauguruar një shesh i ri. Bëhet fjalë për sheshin “Erhard...
-
Çfarë do të bëjë Trump nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?
Në negociatat e deritanishme, ekipi i Donald Trump ka marrë atë që mund të qu...
-
Gjendet i vdẹkur një person në një hotel të Klinës
Një person është gjetur i vdekur në hapësirat e hotel “Nora”, në Klinë. Ai...
-
“Oj k**rvë …” Sami Kurteshi eskalon me sharje ndaj komentuesit
Anëtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi, që nga...