Lajme

Mirsad Shkreta i VV-së drejtuar Abelard Tahirit: Robt e tu munden me qenë më të ofenduar se robt e tanë

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 28 April 2022

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka reaguar lidhur me gjuhën e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirit, në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Shkreta i tha Tahirit se familjarët e tij mund të jenë më të ofenduar nga ajo se çfarë ai tha.

“Robt e tu munden me qenë më të ofenduar se robt e tanë, për atë që e the me herët. Kryetari yt në vend që të mirret me gjuhën që përdore ti, do më na i mësu gjuhën tonë, si të sillemi dhe si të flasim në parlament. Kjo flet për hipokrizinë opozitës edhe kur thotë që duhet të hetojmë secilin fakt në këto 20 vite dhe e refuzon komisionin për 10 vjet duke e përfshirë secilën kërkesë të opozitës”, tha Shkreta.

-Advertisement-

Deputeti Tahiri sot në kuvend ka përdorur gjuhë jo të përshtatshme, ku pas një zhurme të krijuar në kuvend ai ka sharë duke harruar se e ka mikrofonin e ndezur.

Më pas ai kërkoi falje për këtë gjuhë të përdorur./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera