Lajme

“Mirosllav Lajçak nxitë luftë në Kosovë”

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 16 October 2020

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut (KMDLNj) i ka reaguar emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi i cili reagoi se Kosova për Asociacionin mund ta ndryshojë edhe Kushtetutën.

Për çka KMDLNj se me këtë deklaratë ai ka treguar pafytyrësinë dhe dyfytyrësinë morale e politike. Në reagim theksohet se Lajçak si ndërmjetësues është i anshëm dhe se atij nuk mund t’i besohet.

Me këto deklaratat sipas KMDLNj-së, Lajçak në vend të një marrëveshje po thërret për një luftë të re në Kosovë.

-Advertisement-

“Ne fillim heshtur tha se duhet te merret parasysh Kushtetuta e Kosovës kurse, ditën kur u nis për Beograd tha se nuk ka Marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa formimin e Asociacionit sipas kërkesës së kriminelit të luftës, Aleksandar Vuçiq. Kur u afrua Beogradit, e shfaqi tërë paturpësinë dhe dyfytyrësinë morale dhe politike duke deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk është libër dhe se ajo duhet të ndryshohet që të formohet Asociacioni. Lajçak në postin që e ka nuk është as i drejtë e as i paanshëm siç kerkohet nga një ndërmjetësues por është shumë i anshëm, dyfytyrësh dhe person të cilit nuk mund dhe nuk duhet t’i besohet. Me të nuk duhet të takohet asnjë politikan kosovar sepse haptazi po i mbanë anën Serbisë. Me këto deklarata të paturpshme, anëtari i ekipit negociator të Serbisë Miroslkav Lajçak, në vend të Marrëveshjes haptasi po thërret për një luftë të re në Kosovë duke u angazhuar për një Republika Serpska në Kosovë. Prandaj, Mirosllav Lajçak, baju nga Kosova sepse nuk je i duhuri për të ndërmjetësuar. Me ty nuk ka marrëveshje por vetëm ruajtje të status quos apo konfliktit të ngrirë e që nuk i duhet as Kosovës dhe as rajonit përveç se të duhet ty dhe gazdës tënd, Aleksandar Vuçiq”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje i KMDLNj-së

Mirosllav Laçak, i dërguari i BE-së për bisedime midis Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marëdhënieve shumë herë është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës dhe qartazi është rreshtuar në anën e Serbisë.

Në kohën kur flitej se pikërisht proserbi Lajçak do të ishte i propozuari i BE -së për këtë hasi në kundërshtim të plotë të Kosovës ky hermafrodit politik dhe moral i zbuti qëndrimet deri sa e forcoi pozitën brenda BE-së. Kur amerikanët kërkuan dinamizim të procesit negociator,Mirosllav Lajçak i përshpejtonte hapat për ta marrë rolin kryesor.

Ishte shumë aktiv në mbrojtje të një Gjykate Raciste, Gjykata Speciale kurse shumë indeferent ndaj përgjegjësisë për krime lufte që i bëri Serbia në Kosovë dhe as që reagoi kur nga personalitetet politike dhe publike serbe u bë e ditur se autoritetet më të larta të Serbisë kanë kërkuar që varrezat masive në Serbi ku janë ekzekutuar shqiptarët nga Kosova të mbahen në fshehtësi. Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, Miroslkav Lajçak nuk tregoi pse kosovarëve pi iu mohohet liberalizimi i vizave por u angazhua që të formohet Asociacioni i Serbisë në Kosovë me kompetenca ekzekutive. Ne fillim heshtur tha se duhet te merret parasysh Kushtetuta e Kosovës kurse, ditën kur u nis për Beograd tha se nuk ka Marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa formimin e Asociacionit sipas kërkesës së kriminelit të luftës, Aleksandar Vuçiq.

Kur u afrua Beogradit, e shfaqi tërë paturpësinë dhe dyfytyrësinë morale dhe politike duke deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk është libër dhe se ajo duhet të ndryshohet që të formohet Asociacioni. Lajçak në postin që e ka nuk është as i drejtë e as i paanshëm siç kerkohet nga një ndërmjetësues por është shumë i anshëm, dyfytyrësh dhe person të cilit nuk mund dhe nuk duhet t’i besohet. Me të nuk duhet të takohet asnjë politikan kosovar sepse haptazi po i mbanë anën Serbisë. Me këto deklarata të paturpshme, anëtari i ekipit negociator të Serbisë Miroslkav Lajçak, në vend të Marrëveshjes haptasi po thërret për një luftë të re në Kosovë duke u angazhuar për një Republika Serpska në Kosovë. Prandaj, Mirosllav Lajçak, baju nga Kosova sepse nuk je i duhuri për të ndërmjetësuar. Me ty nuk ka marrëveshje por vetëm ruajtje të status quos apo konfliktit të ngrirë e që nuk i duhet as Kosovës dhe as rajonit përveç se të duhet ty dhe gazdës tënd, Aleksandar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera