Lajme

Miroslav Lajçak vjen pa paralajmërim në Prishtinë, takon Kryeministri Kurti

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 15 September 2022

Emisari i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak po qëndron në Prishtinë dhe aktualisht është në takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Për këtë vizitë e takim të paparalajmëruar më parë të Lajçakut në Kosovë, ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, pak minuta para se të në takimi.

“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj [Kryeministri Kurti] vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë”, ka sqaruar zëdhënësi i Kurtit në facebook.

Të tjera