Sport

Mirlind Daku zbulon fansit me të lezetshëm të tij

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 22 October 2020

Futbollisti i Ballkanit, Mirlind Daku, po kalon në formë jetësore, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi shtatlartë në 7-të paraqitje me fanellën e suharekasve ka realizuar 14-të gola, duke kryesuar bindshëm listën e golashënuesve.

Me formën nëpër të cilën po kalon gjilanasi ka bërë për vete shumë tifozë, por ai ka zbuluar tifozin special të tij.

-Advertisement-

Reprezentuesi i kombëtares së Kosovës U21, ka publikuar një fotografi në instastory, ku shihen vëllai i tij dhe nipi, duke e shikuar ndeshjen ndaj Dritës.

“Fansi im më i lezetshëm, nipi im” -shkruajti Daku mbi foton e postuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera