Sport

Mirlind Daku vjen me një postim emocionues pas golit të fitores ndaj Andorrës U21

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 13 October 2020

Kosova U21 e mposhti Andorrën U21 me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për kualifikim në Kampionatin Evropian për grupmoshat U21, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për ‘Dardanët’ e realizoi Mirlind Daku në minutën e 62’ të takimit.

Pas ndeshjes sulmuesi i Ballkanit ka bërë një postim emocional në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

-Advertisement-

Daku ka postuar një fotografi me bashkëlojtarin e tij, Edison Kçikun, ku ka shkruar se që nga fëmijëria kanë ëndërruar të luanin për kombëtaren e Kosovës.

Tutje ai është shprehur i lumtur me fitoren dhe golin e shënuar.

Më poshtë keni postimin e plotë të Mirlind Dakut./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera