Sport

Mirlind Daku vjen me fjalë të mëdha për Ismet Munishin

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 23 November 2020

Super sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, këtë sezon nuk po ka të ndalur, shkruan Gazeta inFokus.

Me 18 gola të shënuara në 12 xhiro, futbollisti nga Gjilani mbetet golashënuesi më i mirë në Superligë deri më tani.

Për formën e tij të jashtëzakonshme që po e kalon, Mirlindi e konsideron trajnerit e tij, Ismet Munishin, si një ndër me meritoret.

-Advertisement-

“Ekipi i Ballkanit më është përshtatur shumë. Më së shumti m’u ka përshtatur stili i trajnerit që është motivues edhe më është dashur mu një trajner i tillë pas atij gërrqit që kam pasur’, ka thënë Daku për “Ora Shtatë”.

Kujtojmë që Mirlind Daku ishte grumbulluar edhe me kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera