Sport

Mirlind Daku i vetëm mposhtë Feronikelin

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 23 September 2020

Mirlind Daku është futbollisti i momentit në Kosovë.

Sulmuesi nga Gjilani po kalon në formë jetësore në elitën e futbollit kosovar.

Ai i vetëm ka arritur që ta mposhtë Feronikelin me rezultat 3-2, duke realizuar Hat-Trick, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së dytë në Superligë.

-Advertisement-

Golat 22 vjeçari i realizoi në minutën 6’, 24’ dhe 64’.

Kurse dy gola për Feronikelin i shënoi Marclei në minutën e 84’ dhe 88’.

Daku edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Besës së Pejës ka shënuar tre gola.

Dy ndeshjet e para në kampionat, 6 gola nuk janë pak për një sulmues në vendin tonë.

Ballkani me fitoren 3-2 ndaj Feronikelit ka kaluar në pozitën e parë me 6-të pikë, duke treguar kështu se është një nga skuadrat pretendente për titull kampion./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera