Sport

Mirlind Daku i pandalshëm, i vetëm më shumë gola së çdo ekip i Superligës

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 16 October 2020

Mirlind Daku nuk ka të ndalur, ai po vazhdon të tregoj formë të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe në ndeshjen e sotme që Ballkani zhvilloj kundër Arbërisë, Daku arriti të realizonte dy gola.

22 vjeçari nga Gjilani, në vetëm gjashtë xhiro në këtë edicion ka arritur realizoj 12 gola, më shumë se gjitha ekipet e Superligës së bashku.

Daku poashtu ka arritur të shënoj golin e fitores me fanellën e Kosovës, në ndeshjen që ‘Dardanët’ e rinj patën me Andorrën para disa ditësh.

Futbollisti i Ballkanit po tregon paraqitje të shumë të mirë në çdo paraqitje të tij, duke lenë prapa jo vetëm lojtarët, por edhe klubet./Gazeta inFokus/

 

 

Të tjera