Rozë

Mirëpritet albumi i Elvana Gjatës, kaq janë klikuar këngët

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 19 February 2018
Më 3 shkurt, këngëtarja Elvana Gjata festoi ditëlindjen.

Kësaj radhe, ajo vendosi që të festonte më ndyshe prej herave të tjera, duke mbledhur 100 të ftuar special, shkruan lajmi.net.

Ajo mbajti një koncert recital, në të cilin këndoi gjashtë këngë të mini-albumit të cilin e nxori në treg pas ditëlindjes.

“Më fal”, “Xheloz”, “Gjërat kanë ndryshuar”, “Ti Shqipëri më jep nder”, “Veç një pikë” dhe “Festojmë”, janë gjashtë këngët e albumit të ri të Elvanës.

-Advertisement-

Edhe pse publikoi të gjitha në të njëjtën ditë, suksesi i të gjithave po ecën njësoj dhe secila po pritet shumë mirë nga publiku.

“Më fal”, “Xheloz”, “Gjërat kanë ndryshuar” dhe “Veç një pikë”, tashmë kanë kaluar shifrën prej 1 milionë klikimesh, kurse dy këngët e tjera u afrohen suksesit të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera